Ligji për buxhetin sot i është dispozicion në Ener. Çdokush mund të bashkohet me debatin publik. Është një ligj reformash, i harmonizuar me disa direktiva evropiane, informoi sot Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me Shoqatën e Bankave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situata aktuale e sfiduar nga pandemia me COVID-19, sipas Besimit, është shumë serioze për të cilën tregon edhe vetë BPV dhe borxhi publik, projeksionet e të cilave janë më të këqija në krahasim me krizën financiare.

“Ajo çka është e mirë në të gjithë kë tregim është se sistemi financiar është stabil. Kjo është një nga përparësitë më të mëdha në ballafaqim me krizën e COVID-19. Në këtë periudhë ku numrat janë tregues negativ, është e mirë që dinamika e sektorit financiar është ende një sinjal pozitiv”, tha Besimi.

Nga Shoqata e Bankave ku marrin pjesë të gjitha bankat më të mëdha, u tha se sektori bankar është stabil, me nivel të madh të kapitalit dhe likuiditeti dhe që të gjithë punojnë me fitim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Besimi: Ligji për buxhet është në dispozicion për debat publik appeared first on Telegrafi.