Besimi do të prezantojë Planin financiar për rritje të përshpejtuar ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave Fatmir Besimi, gjatë javës së ardhshme do të marrë pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat këtë vit mbahen online.

“Në kuadër të këtyre takimeve, ministri i Financave para institucioneve financiare ndërkombëtare do t’i prezantojë masat ekonomike për ballafaqim me krizën e Kovidit dhe impaktin e tyre ndaj ekonomisë si dhe Planin financiar për rritje të përshpejtuar (Growth Financing Plan), dokument i ri strategjik i cili ka për qëllim që përmes sigurimit të mekanizmave dhe burimeve të reja të financimit të bëj nxitjen e rritjes ekonomike dhe njëkohësisht të ndikojë në konsolidimin fiskal, përkatësisht ngushtimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

The post Besimi do të prezantojë Planin financiar për rritje të përshpejtuar ekonomike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy