Besimi: BDI sot do të del me qëndrim për vendosjen e Merkos në listën e zezë të SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) sot do të dalë me një deklaratë lidhur me vendosjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se partia do të ketë qëndrim dhe deklaratë lidhur me këtë.

“Dhe aty, në lidhje me këtë, vetingu është në program dhe në përgjithësi në vend do të keni një pamje nga partia”, tha Besimi.

Ai nuk ka dashur të përgjigjet se si e sheh këtë situatë dhe futjen e Merkos në listën e zezë.

Advertisement

“Po më pyesni për një pyetje politike dhe partiake. Këtë do ta merrni sot gjatë ditës nga partia”, tha Besimi./Telegrafi/

The post Besimi: BDI sot do të del me qëndrim për vendosjen e Merkos në listën e zezë të SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy