Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, por edhe realizimi i përshpejtuar i projekteve të rëndësishme infrastrukturore që do të rrisin lidhjen midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Bullgarisë, ishin temat e diskutimit në takimin midis Ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, Angel Angelov.

“Në fushën e infrastrukturës së transportit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore është e angazhuar për ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8. Për fazën e parë dhe të dytë mjetet tashmë janë siguruar, ndërsa për fazën e tretë janë siguruar grant mjete nga Programi IPA 2 dhe në procedurë është sigurimi shtesë për konstruktin financiar”, tha Besimi.

Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në Korridorin 8, nga kalimi kufitar Qafë Thanës me Republikën e Shqipërisë në perëndim deri në vendkalimin kufitar Deve Bair me Republikën e Bullgarisë në lindje.

Në takim u diskutua gjithashtu përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike përmes zbatimit të Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, si qëllimi kryesor i tvining projektit “Forcimi i planifikimit të buxhetit, ekzekutimit dhe funksioneve të kontrollit të brendshëm” brenda të cilit Ministria e Financave bashkëpunon me Ministrinë e Financave të Republikës së Bullgarisë, si një nga vendet partnere në këtë projekt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Besimi – Angelov: Jemi të përkushtuar në ndërtimin hekurudhor të Korridorit 8 appeared first on Telegrafi.