Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për pasurinë e tij, ekonominë e vendit, si dhe zgjedhjet lokale.

Durmishi përmendi se në muajin mars do të bëhet rritja e pagës minimale, e cila tha se do të jetë 400 euro. Ai theksoi se përfundimisht paga minimale do të vendoset pas bisedimeve në Këshillin Ekonomiko-Social në mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe punëdhënësve.

“Në mars do të bëhet paga minimale për vitin 2025, e cila sipas përllogaritjeve do të jetë 400 euro. Do të shihet në Këshillin Ekonomiko-Social nëse do të jetë më e lartë, nëse do të merren vesh sindikata dhe punëdhënësit. Inflacioni është në gjendje stabile dhe presim që ky vit të mbyllet me 2 deri 3 përqind inflacion”, tha Durmishi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket pasurisë së tij të cilën e ka paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Durmishi tha se bëhet fjalë për tre prona, por që në kadastër janë regjistruar si 18.

“Babagjysh ka jetuar dhe vepruar në Gjermani dhe gjithçka që kemi si familje si pasuri janë të atij. Nuk janë 18 prona, është vendi ku jetoj me 4 minxhallarët, i ndarë në pjesë-pjesë. Kur e ka lënë testamentin babagjysh na ka lënë pronar të gjithëve dhe nuk e ka caktuar se cila pronë e kujt është. Dmth kemi tre prona, vendi ku jetojmë në Reçicë të Vogël, një fushë në Sedllarcë të Poshtme dhe një në Sellcë. Por kadastra ashtu i ka ndarë pasi jemi pronarë të gjithë familjarët”, tha Durmishi.


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Në lidhje me potencialin turistik të Tetovës dhe Kodrën e Diellit, ai theksoi se për shkak të mungesës së investimeve dhe angazhimit të autoriteteve, Kodra e Diellit nuk është në vendin që duhet të jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tetova Kodrën e Dielit e ka pasurinë më të madhe që ia ka falë Zoti, por që deri tani është keqpërdorur dhe nuk ka pasur interes të zhvillohet. Në kohën e Jugosllavisë Kodra e Diellit është shpallur si zona turistike më e mirë në gjithë Jugosllavinë. I plotëson të gjitha kushtet për të qenë e stërmbushur me turistë, por ka mungesë të investimeve dhe përkushtimit për ta rregulluar atë dhe për të sjellë turistë. Unë çdo takim që kam si ministër nuk e lë pa ia përmendur që nëse ka investitorë seriozë të ulemi të bisedojmë për ide për ta zhvilluar”, tha Durmishi.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se Kasami do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Tetovës, por që kjo mbetet të vendoset brenda koalicionit VLEN.

“Lëvizja Besa në kuadër të VLEN-it ka strukturën e saj, të cilët do të bashkëpunojnë dhe do t’i bashkëngjiten garës së kryetarit Bilall Kasami për mandatin e dytë. Kjo do të duhet të vendoset nga krerët e VLEN-it. Kur kemi bërë analizë pas përfundimit të dy viteve të mandatit, kemi bërë shumë rrugë të cilat nuk janë ndërtuar për 10 vite. Nëse në të kaluarën do të ishte punuar sikur tani, sot nuk do të bisedonim për problemet që i ka Tetova”, tha Durmishi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Besar Durmishi në “PodGo” flet për ekonominë e Maqedonisë, Kodrën e Diellit dhe zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.