Besar Durmishi: 300 vende të reja pune për rajonin e Pollogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkërisht me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qëndruan për vizitë në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (TIZ) në Tetovë, ku u takuan me përfaqësues të NORMAK dhe kompanisë Kiel Maqedonia.

Në kuadër të vizitës, ministri Besar Durmishi vizitoi edhe fabrikën prodhuese Kiel Maqedoni, me ç’rast menaxhmentit të kompanisë ia dorëzoi lejen e përdorimit për funksionimin e fabrikës në zonën industriale në Tetovë.

“Dua të përgëzoj menaxhmentin e Kiel Maqedonisë që për një kohë të shkurtër investuan dhe ndërtuan një fabrikë të re në Tetovë e cila do të sjellë teknologji të reja, vende të reja të punës dhe sigurisht fluks valutor në vend. Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe unë si ministër, në periudhën vijuese do të punojmë intensivisht në përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Tashmë kemi filluar me ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve, ku duam të mundësojmë një model më transparent për ndarjen e mbështetjes financiare shtetërore për të gjitha kompanitë që investojnë, punësojnë, rriten dhe zhvillohen”, tha Durmishi.

Kjo kompani është prodhuesi kryesor i sediljeve për tren dhe autobusë. Në uzinën e re prodhuese në Tetovë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej 7500 metrash katrorë, është planifikuar hapja e 300 vende të reja të punës nga rajoni i Pollogut.

Advertisement

Ministria e Ekonomisë thotë se ky investim i ri në zonën e ZZHTI Tetovë është vlerësuar në 9 milionë euro në një objekt të ri modern, sipas nevojave të klientit dhe industrisë. Aktualisht në fabrikën e ZZHTI Tetovë janë të punësuar 40 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve në dy fabrikat e Kiel Maqedonia në Tetovë aktualisht është 170.

Grupacioni, përmes Kiel Maqedonia, planifikon që në objektin e ri, përveç rritjes së prodhimit, i njëjti të zgjerohet edhe në fushën e saldimit të konstruksioneve metalike, prodhimit të shkumës dhe ngjyrës, me çka do të përfundojë prodhimi i kompletuar i sediljeve për trena, ndërsa si qendër e të njëjtit është planifikuar Republika e Maqedonisë së Veriut.

The post Besar Durmishi: 300 vende të reja pune për rajonin e Pollogut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy