Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot deklaroi se do të përpiqet ta liberalizojë hyrjen në Serbi sa më shumë që të jetë e mundur, duke theksuar se përveç mbrojtjes së shëndetit të njeriut, qëllimi është të arrihet rimëkëmbja dhe rritja ekonomike sa më shpejtë të jetë e mundur.
Siç njofton korrespondenti i (MIA)-s nga Beogradi, ajo përsëriti se më 1 qershor, regjimi i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit (Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19, gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.
“Për qytetarët e këtyre vendeve, nuk ka nevojë për këto teste, ato do të hyjnë në Serbi, si dhe para paraqitjes së Kovid-19”, tha kryeministrja serbe.
Kur bëhet fjalë për qytetarët serbë, ajo tha që ata mund të hyjnë dhe të largohen nga Serbia sa herë që dëshirojnë.
Ajo njoftoi se Shtabi i krizës do të shqyrtojë sot çështjen e hapjes së mundshme të vendkalimeve administrative mes Serbisë dhe Kosovës.