Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë dha mendimin e tij personal për masat e fundit të propozuara për mbrojtje nga Covid-19. Sipas tij, ata që kanë kaluar COVID-19 janë të privuar në mënyrë drastike nga masat e reja, ndërsa vendosja e pacientëve që vërtet kanë kaluar coronavirusin në të njëjtin grup me qytetarët e pavaksinuar është e pajustifikuar nga ana mjekësore.

“Në ashensor ndihem më i sigurt kur udhëtoj me një pacient që kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, sesa me një të vaksinuar plotësisht në gjashtë muaj e fundit. Të gjithë ata që kanë kaluar Covid-19 me testin përkatës të antitrupave duhet të marrin pasaportën për Covid, e cila do të rinovohet çdo tre muaj, nëse niveli i antitrupave është i kënaqshëm (vlera do të përcaktohet nga imunologët tanë)”, thotë Beqarovski dhe shton se në të gjithë të moshuarve mbi 50 vjeç që ndërkohë nuk janë diagnostikuar me Covid-19, si dhe të gjithë pacientëve me imunitet të kompromentuar, u jepet një dozë përforcuese e justifikuar nga ana mjekësore.

Sipas tij, vaksinimi i të miturve plotësisht të shëndoshë nuk ka asnjë indikacion të vërtetë mjekësor dhe tek moshat 18-30 vjeç është i dëshirueshëm, por jo i nevojshëm.

Ai u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen se është mënyra më e mirë për të mposhtur pandeminë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Beqarovski: Të gjithë ata që kanë kaluar COVID-19 duhet të marrin COVID pasaportën, i cili do të rinovohet çdo tre muaj appeared first on Telegrafi.