Beqarovski: Të gjithë ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe që kanë kaluar virusin mund të flenë të qetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemisë po i vjen fundi, presim pranverë të qetë, thotë doktor Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht dhe janë infektuar me virusin në të njëjtën kohë, tashmë mund të flenë të qetë.

“Mund të infektohen, por pas dy-tre ditësh gjithçka do të kalojë, pa shumë vrap dhe panik. Ka shumë pacientë në klinika. Për të qetësuar panikun, pas dy-tre ditësh gjërat do të qetësohen, të paktën për të vaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Covid-19. Shteti ka dhënë vaksina dhe kufizime, por tani jeta vazhdon”, sqaron mjeku Beqarovski.

Përsa i përket maskave në shkolla, mjeku konsideron se të paktën nxënësit e shkollave fillore kanë një arsye për të menduar dhe për t’i lejuar prindërit të vendosin nëse do t’i mbajnë apo jo ato.

Advertisement

“Për ambientet e mbyllura për momentin nuk ka debat të paktën, duhet të mbahen”, shton Beqarovski./Telegrafi/

The post Beqarovski: Të gjithë ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe që kanë kaluar virusin mund të flenë të qetë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy