Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me gjendjen ekonomike në vend, si dhe rritjen e mundshme të çmimeve për produktet themelore ushqimore.
Ai njoftoi se sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë, për kufizimin e marzhës për produktet ushqimore, duke shtuar se do të vlejë për shitjet në pakicë dhe shumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bekteshi insistoi se nuk ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore.
““Nuk ka rritje drastike për të çmimeve të produkteve ushqimore, përkundrazi, ka ulje të çmimit ër perimet dhe frutat”, tha Bekteshi.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik, ndërsa ju kërkoi që të raportojnë në Inspektoratin e Tregut nëse vërejnë rritje të çmimeve./Telegrafi/
The post Bekteshi thotë se nuk ka rritje drastike të çmimeve: Të mos krijohet panik appeared first on Telegrafi.