Bekteshi: Sot fillojmë me sjelljen e masave për mbrojtjen e standardit të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marketet nuk do të kenë aksione apo promocione për produkte të caktuara, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në një postim në Facebook ai njoftoi se kjo masë po vendoset sepse tregtarët në këtë mënyrë abuzonin me çmimet dhe qytetarëve u shisnin produkte me afat të shkurtër. Vendimi për ngrirjen e çmimeve do të merret me urdhër të dielën.

Ministri Bekteshi nesër do të ketë takim me pronarët e marketeve për të njoftuar masat e reja.

“Është vënë re se disa zinxhirë supermarketesh po bëjnë mashtrime me mundësitë për të bërë aksione dhe promocione apo fushata të caktuara. Për të qenë të qartë si për konsumatorët ashtu edhe për qytetarët, kjo mundësi nuk do të jetë e disponueshme deri më 30 nëntor. Të ketë të paktën 10% ulje lineare të të gjitha produkteve ushqimore në Maqedoni”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Advertisement

 

The post Bekteshi: Sot fillojmë me sjelljen e masave për mbrojtjen e standardit të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy