Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se marketet e ndryshme janë pajtuar që nga java tjetër të ketë 10% ulje të çmimit të rreth 50 produkteve bazë të ushqimit.
Bekteshi tha se për këtë Qeveria do të merr vendim ditën e martë në seancë qeveritare.
“Bëhet fjalë për diku 50 produkte ushqimore kryesisht, si fazë e parë, ku prtishmëritë edhe të Ministrisë së Ekonomisë, por edhe me vendim që do të jetë në formën e shkruar, do të jetë që zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10 për qind nga çmimi i cili ka qenë paraprakisht para disa muajve, do të jetë ose çmimi në korrik ose çmimet që kanë qenë kryesisht në gusht”, tha Bekteshi
Ministri poashtu njoftoi se nga java tjetër do të bëhet zgjidhje ligjore ku inspektorët do të kenë më tepër kompetenca, me qëllim që të parandalohet rritja e padrejtë e çmimeve.
“Ministria e Ekonomisë javën e ardhshme përveç vendimeve për uljen e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, do të bëjë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku do do të rriten kompetencat e inspektorëve që të mund të veprojnë menjëherë, pa kaluar në procedura të caktuara, duke e marrë parasysh se nga ana e Inspektoratit duhet të veprohet në mënyrë ekspeditive”, tha Bekteshi.
Bekteshi paralajmëroi se me zgjidhjen e re ligjore në Ligjin për Praktika Tregtare të Padrejta do të hiqen 20% e tatimeve në zinxhirin e tregtisë.
“Deri në fund të javës tjetër do të kemi edhe zgjedhjen e re ligjore për praktika tregtare të padrejta, ku do të largohen pothuajse 20 për qind nga tatimet në zinxhirin e tregtisë, duke filluar nga prodhimi, deri në shitjen me pakicë, që shtesë do të ndikojë në uljen e çmimeve”, shtoi Bekteshi.
The post Bekteshi: Rreth 50 produkte bazë do të kenë ulje të çmimit për 10% appeared first on Telegrafi.