Kreshnik Bekteshi në një postim në Facebook thotë se Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e kanë marrë dy javë më parë.

Ai thotë se të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij.

“Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%.

Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë”, thotë Bekteshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai më tej shton se qytetarët duhet të jenë të qetë.

“Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten”, përfundon Bekteshi./Telegrafi/

The post Bekteshi: Qytetarët duhet të jenë të qetë, TVSH-ja për produktet ushqimore do të mbetet 5% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";