Disa nga aktivitetet duhet të “përjashtohen” nga zgjidhja ligjore për ditën e diel si ditë jo pune, ndërsa pikërisht puna e qendrave tregtare dhe turistike është përparësi strategjike e vendit tonë dhe duhet të punojë edhe të dielave, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Duke pasur parasysh trendin e ndërtimit të qendrave tregtare, investimet e bëra në atë aktivitet dhe fluksin e turistëve të huaj gjatë fundjavave në vendin tonë, dhe veçanërisht nga vendet fqinje, mendoj se kjo çështje duhet të konsiderohet me shumë kujdes, ndërsa qendrat tregtare të punojnë të dielave”, tha Bekteshi në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Sipas analizës së Ministrisë së Ekonomisë, siç theksoi ai, tregtia me pakicë duhet të funksionojë të dielave, dhe në pjesën e tregtisë me shumicë, aktivitete të caktuara mund të mos funksionojnë të dielave.

“Në ato aktivitete që do të punohet të dielave, mëditjet e punonjësve duhet të rriten me të paktën 50% të mëditjeve të rregullta”, tha Bekteshi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: Qendrat tregtare dhe turistike duhet të punojnë edhe të dielave appeared first on Telegrafi.