Bekteshi: Përgatisim masa të reja për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Po shqyrtojmë masa, në konsultim me sektorin e biznesit. Është duke u konsideruar një masë për uljen e kostove të caktuara për prodhuesit apo importuesit e ushqimeve bazë të këtyre produkteve. Do të marrim parasysh të gjitha kostot e bëra nga prodhuesit dhe do të bëjmë një analizë për të eliminuar disa detyrime që ndikojnë më tej në çmimet përfundimtare. Këto kosto marrin pjesë me 25% në çmimin final të produkteve”.

Këtë e tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e sonte në emisionin në TV Telma. Ai theksoi se të gjitha ato produkte apo 80% e këtyre produkteve që kanë qenë në vendimin fillestar, do të bëjnë masë për to në aspektin tregtar dhe si të tregtohet me ato produkte duke filluar nga importi nëse një produkt i caktuar nuk prodhohet në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse një kompani prodhon vetëm një produkt, sigurisht që ka kosto më të larta operative për atë produkt, nëse ka një gamë më të madhe produktesh, duhet të shpërndajë kostot e të gjitha produkteve. Dhe për ata prodhues që prodhojnë këto produkte për ta do të ketë një masë tjetër ku do të merren parasysh inputet që kanë, kur them input nënkuptoj çmimet e aksioneve që janë të grurit të lulediellit apo lëndëve të tjera të para”, tha Bekteshi.

Këto masa, siç tha ministri, tashmë janë marrë një herë dhe janë përvoja nga vendet evropiane dhe me gjasë do të miratohen javën e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement

The post Bekteshi: Përgatisim masa të reja për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy