Kriza ekonomike të cilën e shkaktoi pandemia nga Kovid-19 ndaj ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, efektet të cilat i dhanë tre pakot e masave për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë si dhe pakoja e katërt e paralajmëruar e ndihmës me masat të cilat i ndërmori Qeveria për të cilat sot foli ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Konferencën e 4-të ndërkombëtare për biznes dhe teknologji informatike të cilën e organizon Universiteti i EJL-së në Shkup.
“Pakon e parë dhe të dytë të masave i sollëm shpejtë, në kohë dhe reaguam menjëherë me qëllim që t’u ndihmojmë sektorëve më të prekur në ekonomi dhe qytetarëve më të prekur, ta ruajmë çdo vend pune dhe të parandalojmë që kjo krizë të shkaktojë dëme të mëdha ndaj ekonomisë. Në fillim të verës siç u thellua kriza, e sollëm edhe pakon e tretë të masave. Ai kishte qëllim kryesor, përmes ineksionit financiar, përmes mbështetjes direkte të qytetarëve dhe të ekonomisë ta rifillojmë ekonominë”, theksoi ministri Bekteshi.
Ai në fjalimin e tij informoi se sektori i biznesit pozitivisht është përgjigjur në krijimin e masave. Këtë sipas tij e tregojnë të dhënat që nga gjithsej 500 milionë eurot e parapara për mbështetjen e ekonomisë e deri më tani janë realizuar dhe paguar rreth 140 milionë euro nga të cilat pothuajse 40 milionë euro u janë paguar qytetarëve, ndërsa 100 milionë euro si mbështetje financiare u janë paguar kompanive.
“Qëllimi i këtyre masave për biznesin ishte përmes mbajtjes së likuiditetit të ekonomisë që të sigurohet funksionimi i tyre normal de të nxitet aktiviteti ekonomik – ndërmarrjet të mund t’i servisojnë obligimet e tyre të rregullta, por edhe të ndërmarrin aktivitete investuese që është shumë me rëndësi për tejkalimin e periudhës së krizës”, porositi Bekteshi.
Ministri informoi se për momentin intensivisht pohohet në përgatitjen e Pakos së katërt të masave ekonomike.
“Pakoja e katërt e masave është prioriteti ynë. Nga dita e parë e Qeverisë së re kemi konsultime me të gjithë aktorët me qëllim që të krijojmë masa të cilat më së shpejti dhe në mënyrë më të thjeshtë do të mund të shfrytëzohen dhe të realizohen. Me pakon e katërt të masave do të synojmë t’u ndihmojmë edhe sektorëve në të cilët paraprakisht edhe ndoshta nuk u është dhënë ndihmë. Me pakon e katërt të masave do të përfshihen më të varfrit, me qëllim që ta rrisim fuqinë e tyre konsumatore, por edhe kompanitë për të dhënë paga. Do të vazhdojmë me ndihmë për pagat në sektorët më të prekur. Pakoja e katërt e masave do të jetë dukshëm më e madhe sepse do të përfshijë shumë kategori të qytetarëve, por edhe do të jetë pako e masave e cila do të realizohet deri në fund të këtij viti”, theksoi Ministri.
The post Bekteshi: Pakoja e katër ekonomike do të jetë dukshëm më e madhe appeared first on Telegrafi.