Bekteshi: Nuk do të rritet çmimi i rrymës për amvisëritë deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, por sa do të paguhet pas janarit askush nuk mund ta parashikojë edhe pse ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nuk pret një rritje të madhe të çmimit për amvisëritë dhe thotë se ata do të bëjnë gjithçka në dispozicion për të ruajtur çmimin aktual të prodhimit të “AD EMV”, e cila i plotëson nevojat e tregut rregullator.

Ai tha se për amvisëritë, Ligji për Energjinë parashikon liberalizimin gradual dhe thekson se llogaritjet shtesë do të bëhen nga Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) dhe të gjitha institucionet energjetike dhe kompanitë në pronësi të shtetit për të parë se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Bekteshi tha se situata po monitorohet nga afër dhe ne nuk presin goditje të mëdha të çmimeve në sektorin e amvisërisë.

“Çmimi aktual i prodhimit të energjisë elektrike të AD EMV është 36 euro për megavat dhe ne do të bëjmë përpjekje për ta mbajtur këtë çmim. Masat e duhura tashmë janë duke u marrë nga menaxhmenti i EMV-së për të rritur prodhimin në TEC Manastir dhe TEC Oslomej dhe jam i bindur se deri në fund të vitit kapacitetet e EMV në aspektin e prodhimit nga termocentralet do të dyfishohen”, tha Bekteshi.

Advertisement

Lidhur me importin e qymyrit për nevojat e të dy termocentraleve, ai tha se duhet të ndiqen të gjitha procedurat./Telegrafi/

The post Bekteshi: Nuk do të rritet çmimi i rrymës për amvisëritë deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy