Paga minimale po rritet dhe në mars do të jetë 22.500 denarë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se kjo vjen si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, por edhe metodologjisë që ka miratuar Qeveria për pagën mesatare, e cila automatikisht shkaktoi rritje të pagës miniimale.

Ai po ashtu tha se janë në komunikim të vazhdushëm me Odën Ekonomike dhe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse ka mungesë të fuqisë puntore.

“Është shumë e rëndësishme sepse tashmë në vendin tonë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe pagat tashmë po rriten automatikisht. Krahas kësaj, rezulton edhe nga metodologjia që kemi futur vitin e kaluar në pjesën e inflacionit dhe në pjesën e rritjes së pagës mesatare, e cila automatikisht duhet të rrisë pagën minimale, por nuk do të ndalemi me kaq. Jemi plotësisht të përkushtuar që të rrisim standardin e jetesës së qytetarëve tanë dhe paralelisht me këtë, natyrisht, të rrisim produktivitetin e punonjësve në vendin tonë, në mënyrë që kompanitë të jenë sa më konkurruese”, thotë Bekteshi. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: Nuk do të ndalemi këtu, jemi plotësisht të përkushtuar për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve tanë appeared first on Telegrafi.