Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pritet që rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit do të parandalohet me vendosjen e marzheve të importit të produkteve me shumicë dhe pakicë.

Bekteshi njoftoi se masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt.

“Këtë javë dhe javën tjetër do të kemi takime direkte me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët me produktet ushqimore, ata produkte që janë theksuar në vendimin për ngrirje, që të gjejmë mënyrë që mos të rriten çmimet, me shumë gjasë do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë vjen pas rritjes së çmimeve për muaj të tërë dhe pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin e energjetikës, më 9 nëntor./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy