Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor, theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit, dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një transformim i gjelbër dhe rritje e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë.

Pavarësisht krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë botën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër. Në vitet e fundit, Qeveria bëri disa reforma në sektorin e energjisë, me të cilat filloi procesi i dekarbonizimit, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal – ndërtimi i aleancave të forta” e cila u mbajt sot në Uashington.

Ministri Bekteshi foli në panel diskutimin me temë: Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Energjetike Evropiane, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e dekarbonizimit dhe promovimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se nevoja për transformim energjetik në Ballkanin Perëndimor, që nënkupton dekarbonizimin dhe rritjen e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë, është një nga prioritetet më të mëdha, veçanërisht në kontekstin e krizës energjetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Maqedonia e Veriut është vendi i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë, i cili ka zhvilluar një Plan Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, i cili përfshin dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën. Dekarbonizimi është gjithashtu një nga
shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040. Varësia e vendit nga importet e gazit natyror, si dhe nga shumica e karburanteve, e bën skenarin e dekarbonizimit dukshëm të cenueshëm ndaj trazirave në tregjet e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe energjisë elektrike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë”,
tha ministri Bekteshi.

Si obligime të marra nga Maqedonia e Veriut në fushën e dekarbonizimit, parashikohet në periudhën e ardhshme mbyllja e termocentraleve dhe në këtë mënyrë ndalimi i prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, rritja e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme në sektorin e energjisë, proces që tashmë ka nisur me investimet në
termocentrale fotovoltaike, si dhe uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike.

“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në dekarbonizimin dhe veprimet klimatike në dokumentet kombëtare strategjike dhe të veprimit për energjinë dhe klimën. Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë, pesha e BRE-ve në konsumin bruto final të energjisë pritet të rritet, duke arritur në intervalin 35-45% në vitin 2040”, tha
Bekteshi.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus për sa i përket gazit natyror, por me mbështetjen e partnerëve tanë SHBA dhe BE vitin e kaluar, vendi arriti të sigurojë kapacitete shtesë në gazsjellësin me Bullgarinë dhe do të fillojë ndërtimin në fund të vitit të ndërlidhësit me Republikën e Greqisë, i cili do të diversifikojë burimet e furnizimit me këtë energji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi duke punuar për një lidhje gazi me Serbinë dhe Kosovën, që do të nënkuptonte një pavarësi më të madhe energjetike për rajonin”, tha ministri.

Diskutimi i panelit “Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Energjetike Evropiane”; u trajtua nga Jeffrey Payat, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Energjinë në Departamentin e Shtetit, Ana Novakoviç Gjuroviç, Ministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit të Malit të Zi, Vedran Lakiç, Ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjisë e Federatës së BeH.

The post Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";