Bekteshi: Janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare për konsumatorët në nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare për konsumatorët në nevojë.

Ai shton se sipas programit për mbështetje financiare mbi 7.500 amvisëri me rrezik social do të marrin mbështetje financiare nga 600 deri në 800 denarë në një periudhë prej 12 muajsh.

“Për herë të parë aplikohet ndihma financiare për kategoritë më të rënduara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së garantuar me ligj. Në kushtet e krizës globale energjetike, arritëm të parandalojmë një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike mbi 25% dhe të aktivizojmë prodhimin vendor për të zbutur goditjen e çmimeve”, shprehet Bektesi.

Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike i furnizuesit universal – EVN HOME për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, do të rritet për 9,48% krahasuar me periudhën e mëparshme të faturimit, njofton Komisioni Rregullator për Energji.

Advertisement

“Do të mbetet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, si dhe ajo e së dielës. Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Të gjitha kapacitetet vendore për prodhimin e energjisë elektrike janë në funksion të përballjes me sukses të krizës energjetike. Të gjitha sasitë e energjisë elektrike të nevojshme për furnizuesin universal do të sigurohen nga prodhimi vendas, pra pa import”, deklaron Bekteshi./Telegrafi/

 

 

The post Bekteshi: Janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare për konsumatorët në nevojë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy