Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, temë kryesore e takimit ka qenë mundësia për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Në takim është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i frytshëm i vazhdueshëm dhe marrëdhëniet e forta miqësore në mes të dy vendeve. Ministri ka thënë se interesat strategjike të shtetit janë integrimi në NATO dhe BE, por edhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me miqtë tradicional, siç është Rusia”.

“Në takim është konstatuar se RMV dhe Rusia kanë bashkëpunim intensiv ekonomik, ku dominon fusha e këmbimit tregtar. Në takim është biseduar për katër pakot e masave ekonomike që Qeveria i ka miratuar për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Bekteshi ka thënë se masat i japin rezultatet e dëshiruara në ekonomi, duke shtuar se pako e pestë është në fazën përfundimtare./Telegrafi/

The post Bekteshi-Bazdnikin: RMV dhe Rusia kanë potencial të madh për bashkëpunim ekonomik appeared first on Telegrafi.