Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka uruar 1 Majin – Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Ka kujtuar, se me Ligjin e ri për tregti, do të mundësohet që punëtorët që punojnë të dielave, t’u ndahet 100% mëditje më e madhe.

“100% mëditje më të madhe për të punësuarit nëse janë të angazhuar të dielave, me ligjin e ri për tregti! Urime 1 Maji, Dita e Punëtorit!”, ka shkruar Bekteshi në “Facebook”.

Kjo vjen, ngaqë Qeveria tashmë ka sjellë vendim, që dita e diel të jetë ditë jo-pune në Maqedoninë e Veriut, por përjashtim nga kjo do të bëjnë disa veprimtari afariste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekteshi: 100% mëditje më të madhe për punëtorët që punojnë të dielave appeared first on Telegrafi.