Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali publikisht u bëri thirrje mjekëve Nikolla Panovski, Vello Markovski dhe Dragan Danillovski të jenë anëtarë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të kontribuojnë me punën e tyre.

“Kam nderin që publikisht ta bëj thirrjen deri te këta ekspertë të përfshihen në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Zëri i shkencës është kyç në luftimin e COVID-19”, tha Sali.

Ai tha se nëse refuzojnë ftesën, ministri kërkon nga ata të jenë në ekipin e tij si këshilltarë.

Ndryshe, Danillovski disa ditë më herët tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e KSI-së, ndërsa Panovski tha nëse merr ofertë mund ta mendojë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bekim Sali publikisht ftoi tre mjekë të jenë pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse appeared first on Telegrafi.