Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore nga i cili do të dihen arsyet dhe mënyra e vdekjes së hendbollistit Denis Tot, ende nuk është përgatitur dhe jemi duke e pritur. Por nuk dua të bëjmë presion mbi institucionin”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në lidhje me raportin për vdekjen e hendbollistit kroat Denis Tot.

Autopsia e hendbollistit ka përfunduar gati dy javë më parë, si dhe mbikëqyrja eksperte e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar të Klinikës për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion, por opinioni ende nuk i ka informacionet që ato përmbajnë.

Ministri Sali vetëm shkurt tha se nuk ka pasur lëshime në mënyrën se si është trajtuar hendbollisti në klinikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, për vdekjen e hendbollistit Denis Tot, tre persona dyshohen për veprën penale “vrasje”. Ata e sulmuan fizikisht hendbollistin në një lokal të Shkupit./Telegrafi/

The post Bekim Sali: Ende nuk është përgatitur raporti për Denis Tot nga mjekësia ligjore appeared first on Telegrafi.