Kryetari ASH-së, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti sot në Tiranë takuan presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë bisedës, ata diskutuan për shqetësimet e përbashkëta që lidhen me situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimet politike në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për rëndësinë e bashkëveprimit të ngushtë midis shtetit amë dhe faktorëve politikë në trojet shqiptare, duke theksuar se ky bashkëpunim është jetik për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për shqiptarët në rajon.

“Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Begaj-Sela: Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit appeared first on Telegrafi.