Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i dorëzoi sot çertifikatën për deputet Bedri Fazliut nga BDI, i cili zëvendëson Florin Besimin në Kuvend.
Çertifikata për deputet e dorëzuar nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi. Fazliu vjen nga zona numër 6 nga radhët e BDI-së.
Më herët, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit, të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit për Antikorrupsion, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të nominohej për Ministrin e Financave./Telegrafi/
The post Bedri Fazliu në vend të Florin Besimit appeared first on Telegrafi.
Advertisement