Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të jenë të kyçur në realizimin e aktivitetet në të gjitha fazat të projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha gjatë takimit të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka”.
Në takim Azeski dhe udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kanë biseduar për dinamikën e zbatimit të aktiviteteve të planifikuara.
Udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kërkuan nga Oda Ekonomike që të ndihmojnë në sigurimin e fuqisë punëtore, sipas së cilës për të gjithë periudhën e planifikuar, derisa do të zgjasë realizimi i projektit, duhet të arrijë në 4000 punëtorë (staf-inxhinierë të kualifikuar etj, si dhe staf të pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm)./Telegrafi/
The post “Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d appeared first on Telegrafi.