BE – tender për prodhim të TV programeve për trashëgiminë kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet fqinje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon se ka shpallur thirrje për tender për produksion të TV programeve për trashëgimi kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe me vendet vendet e tij fqinje.

Siç theksohet në publikimin, qëllimi i këtij projekti është të prodhojë TV programe me karakter informativ dhe argëtues për trashëgimi kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tij fqinje. TV programet duhet të promovojnë kulturë dhe turizëm, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të dimensionit rajonal dhe ndërkufitar, përfshirë, mes tjerash, dhe promovim të vlerave evropiane të pajtimit dhe mbështetje të lirisë dhe shprehjes. TV programet duhet të tërheqin një audiencë më të gjerë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vendet e tij fqinje.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike, zgjedhja do të kryhet sipas kriterit raporti më i mirë të çmimit dhe cilësisë, ndërsa vlera e përgjithshme e tenderit është 1.350.000 euro.

The post BE – tender për prodhim të TV programeve për trashëgiminë kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet fqinje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy