Reagim në emër të BE-së për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, ka arritur nga komisari për zgjerim Oliver Varhelyi dhe shefi i diplomacisë së BE-së Jossep Borrell.
Ata thonë se BE i uron qytetarët që e realizuan të drejtën e votës, edhe përkundër sfidave me pandeminë COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Reagimi i BE-së bazohet në gjetjet e OSBE/ODIHR të lëshuara dje, dhe kujton se “stabiliteti ligjor” është “minuar” për shkak të rishikimeve thelbësore në kornizën ligjore dhe dekretet e miratuara nga Qeveria. Bashkimi Evropian pret që Maqedonia e Veriut dhe institucionet e saj të përmbushin të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne presim të punojmë me një parlament të fortë dhe një koalicion të qëndrueshëm qeveritar që duhet të përmbushë qëllimet strategjike të vendit të integrimit në BE dhe të përmbushë pritjet e qytetarëve,” thanë Varhelyi dhe Borrell në deklaratën e përbashkët.
Maqedonia e Veriut duhet deri në fund të vitit ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare, në të cilën do të hapen kapitujt e parë për anëtarësim në BE./Telegrafi/
The post BE: Presim Kuvend dhe Qeveri stabile në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.