Këshilli i BE-së gjatë ditës së djeshme mori vendim për miratimin e ndihmës në kuadër të Fondit Paqësor Evropian (EFP), në vlerë prej 13 milionë eurove, që synojnë përforcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Ushtrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ARMV).
“Masa për ndihmë do t’i përforcojë kapacitetet e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së dhe misioneve tjera ndërkombëtare”, kumtoi Këshilli i BE-së.
Në kumtesë theksohet se ky vendim shtesë e ilustron lidhjen në rritje të BE-së me vendin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Kjo e reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të partnerëve për avancimin e bashkëpunimit të tyre në këtë fushë politike, duke marrë parasysh harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, thonë nga atje.
Sipas vendimit, EPF për URMV do të sigurojë teknologji të destinuara për inteligjencë, mbikëqyrje, zbulim, luftë elektronike dhe inteligjencë sinjalistike, pastaj pajisje logjistike dhe inxhinierike, si dhe sisteme komunikimi dhe informative, kurse do të ofrojë edhe trajnime teknike për përdorimin e pajisjeve.
Fondi Paqësor Evropian është themeluar në mars të vitit 2021 për financimin e aktiviteteve në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së të synuara për parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe përforcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe stabilitetit.
Përmes EPF-së, BE financon aktivitete të synuara për përforcimin e kapaciteteve të vendeve të treta dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare të lidhura me çështje ushtarake dhe mbrojtjes.
The post BE-ja miratoi 13 milionë euro ndihmë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.