BE do të ndajë 30 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 30 milionë euro nga Bashkimi Evropian do të investohen në zhvillimin e rajoneve kufitare të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në shtatë vitet e ardhshme. Mjetet janë në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar, me të cilin udhëheq Ministria bullgare e Zhvillimit rajonal dhe punëve publike.

Siç njoftojnë mediat bullgare, zv.ministri rajonal bullgar Zahari Hristov, sqaroi se investimet do të orientohen ndaj zhvillimit të mjedisit të pastër dhe të gjelbër, turizmit të qëndrueshëm dhe mbështetjes së konkurrencës në rajonin ndërkufitar. Midis projekteve parimore është ndërtimi i pikës së re kufitare “Klepalo” midis komunave Strumjani dhe Berovë.

Hristov tha se falë programeve Interreg, në 20 vitet e fundit është ripërtërirë imazhi i vendbanimeve kufitare të dy vendeve. Është siguruar qasje e përshtatshme deri tek monumentet natyrore, janë rindërtuar kalatë antike dhe kishat, ndërsa janë ndihmuar edhe qendrat kulturore, arsimore dhe sportive lokale që të jenë aktive. Sipas tij, deri më tani gjërat e bëra kontribuuan për ndryshim pozitiv në marrëdhëniet midis dy popujve.

Këtë vit, Programi për bashkëpunim ndërkufitar Interreg-IPA midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së bashkëpunimit evropian, sot organizon Panair virtual për turizëm, duke përfshirë destinacione të ndryshme në kuadër të programit.

Advertisement

The post BE do të ndajë 30 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy