
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar kandidatët për dy komuna shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bërvenicë dhe Kërçova ishin komunat që duheshte të konfirmohet kandidatura për zgjedhjet lokale nga BDI.
Në Kërçovë është konfirmuar edhe për një mandat Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës kurse në Bërvenicë BDI do të garojë me të zgjedhurin e degës së atjeshme, Arkin Jahiji.
Në Bërvenicë gjithashtu kandidat është edhe kryetari aktual i komunës Enver Pajaziti i cili garon për mandatin e katërt. /Telegrafi/
Advertisement
The post BDI zyrtarizon kandidatët për dy komuna appeared first on Telegrafi.