BDI: Zëvendësimi i Arben Zyberit me Aleksandar Stojanovin nga ana e LSDM është dëshmi për nevojën e themelimit të Gjykatës së lartë për barazi dhe anti-diskriminim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbër Ademi nga BDI në konferencë për shtyp theksoi se shkarkimi i Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup Dr. Arben Ziberi dhe zëvendësimi i tij me Aleksandar Stojanov është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike, një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe demokracisë.

“Dr. Arben Ziberi ishte një nga shtyllat në luftën tonë kundër pandemisë, si Drejtor i Shëndetit publik per Shkupin ai i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Aftësitë dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim. Shkarkimi i tij për një deklaratë në mediat sociale, të cilën ai e lëshoi në funksionin e tij si kandidat për deputet nuk është gjë tjetër veçse një veprim frikacak i hakmarrjes politike të partisë qeverisëse maqedonase LSDM”, tha Ademi.

Sipas tij, arsyeja është më se e qartë pasi vetëm disa ditë më parë xhaxhai i Arbenit, Naser Ziberi njoftoi kandidaturën e tij për kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe për të sfiduar dypolshin maqedonas të pushtetit me të cilin po përballemi në këtë vend.

“Prekja e familjes së një kandidati të një komunitetit te dyte ne vend është diçka që kujton regjime autokratike dhe kohë të errëta në historinë tonë. Është diçka e egër dhe e papranueshme në një demokraci moderne. Është gjithashtu një akt diskriminimi – Arbeni nuk do të ishte pushuar nga puna nëse ai ishte maqedonas dhe që pasardhësi i tij quhet Aleksandër nuk është rastësi por një rast i qartë diskriminimi dhe përpjekja e dobët e LSDM-së për të bërë pikë të lira politike midis votuesve maqedonas ne zgjedhje”, tha Ademi, duke shtuar se i bënë thirrje Komisionit anti-diskriminues të veprojë menjëherë dhe të hetojë këtë rast”, tha Ademi.

Advertisement

Ai shtoi se nga pikëpamja juridike, pushimi nga puna është kundër parimit të lirisë së fjalës dhe nuk bazohen në ndonjë mangësi profesionale të Arben Ziberi.

“Fatkeqësisht, ky rast nuk është i vetëm në vendin tonë. Edhe nëse kemi arritur barazi me ligj, ne akoma po ballafaqohemi me mungese te vullnetit politik për ta implementuar atë barazi. Ende kanë mbetur shume xhepa te rezistencës ndaj barazisë dhe gjithashtu ne shume raste drejtësia është e njëanshme etnike”, u shpreh mes tjerash Arbër Ademi./Telegrafi/

The post BDI: Zëvendësimi i Arben Zyberit me Aleksandar Stojanovin nga ana e LSDM është dëshmi për nevojën e themelimit të Gjykatës së lartë për barazi dhe anti-diskriminim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy