Pas deklaratës së djeshme të Taravarit për “TV21” kanë reaguar edhe nga BDI.

“Shqiptarët nuk e meritojnë një opozitë kaq jodinjitoze dhe jokonzistente e cila parashtron kushtëzime vetëm për shqiptarët, ndërsa endet korridoreve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për të dështuar ideali kombëtar.

Dorëhiquni për humbjen tuaj të 16 me rradhë, tregohuni dinjitoz dhe me kapacitet demokratik e mos i nënçmoni shqiptarët.

Uzurpatorët dështak të kampusit opozitar dështimin e tyre personal po e shëndërojnë në dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së ditë e natë me lutje të mos realizohen kërkesat shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë këtë nënçmim dhe këtë sjellje jodinjitoze të opozitës shqiptare si dhe braktisjen e paarsyeshme të Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

Dorëhiquni dhe lironi skenën opozitare të cilën e keni uzurpuar për shumë vite për interesat e juaj personal.

Shqiptarët u përcaktuan për BDI-në dhe ne kemi obligim që të përkujdesemi edhe për votuesit e opozitës sepse ata nuk ju votuan juve që të rrini në sportelet e pritjes në koridoret e LSDM dhe OBRM-PDUKM, por të përfaqësoni interesin shqiptar e jo të punoni për përçarje dhe dështim”, thonë nga BDI.

Lexo po ashtu:
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari: LSDM turpërohet që të jetë në qeveri me BDI-në

The post BDI: Taravari s’ka asnjë kusht për Zaevin dhe Mickoskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";