Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit. Deri tani, ai ka qenë kryetar i këshillit komunal. Limani tha se do të vazhdojë projektet që janë filluar dhe premtuar.

“Prioritet mbeten të njëjtat deri në fund të mandatit. Kanë ngelur edhe një vjet e tre muaj, unë zotohem se në këtë kohë që ka mbetur të realizojmë një përqindje të madhe të premtimeve që ju kemi dhënë qytetarëve të Gostivarit dhe të gjithë premtimet e dhëna të realizohen”, tha Valbon Limani, u.d kryetar i Komunës Gostivarit.

Ndaj kësaj reaguan këshilltarët e BDI-së. Ata thonë se Taravari ka ikur nga komuna dhe e ka lënë komunën me një borxh prej mbi 15 milionë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Valbon Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit

“Më e rëndësishmja nga të gjithë, komuna mbetet e zhytur në borxhin më të madh në historinë e ekzistencës së sajë që kaplon shifrën mbi 15 milionë euro, por që realisht mund të jetë edhe më e madhe”, pohoi Vjollca Baftiu Zylbehari – këshilltare e BDI-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe Valbon Limani pritet të jetë kandidat për kryetar komune në Gostivar me mandat të plot në zgjedhjet e ardhshme komunale. Ai tha se për këtë është herët të bisedohet por nuk e mohoi një gjë të tillë.

The post BDI: Taravari e la Komunën e Gostivarit me mbi 15 milionë euro borxh appeared first on Telegrafi.