BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë për Zbulim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim në reagimin e tyre kanë deklaruar se nuk mund të kalkuojnë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe devalvimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe qeverisë monoetnike në vend.

“Pas ndryshimit të formulës së “Balancuesit” dhe zbritjen e përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% nën 25% duke mos përfilluar rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe duke fshirë diasporën shqiptare nga të drejtat e tyre, heqjes së gjuhës shqipe nga presidenca, skandali i rradhës është mosemërimi i kuadrove shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim.

Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë për Zbulim, ndërsa Ivana Stojanovska është zgjedhur zëvendësdrejtoreshë e këtij institucioni. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001.

Vendimet e këtilla vetëm se dëshmojmë inferioritetin e vazalëve që pa asnjë kusht të vetëm dhe pa legjitimitetin e popullit u bënë pjesë e kësaj Qeverie që do të mbahet mend për rikthimin e kohës së diskriminimit dhe shtypjes institucionale të shqiptatëve si në kohën para vitit 2001.

Advertisement

(Vmro)LEN po e dëshmojnë se janë vetëm spektatorë, bashkëpunëtorë të degradimit të shqiptarëve dhe pjesëmarrës në Qeveri për të kënaqur interesat e tyre klanore.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të përcjellë në çdo hap vendimet e kësaj Qeverie antishqiptare dhe do denoncojë zhbërjen e të gjitha të arritura demokratike që bashkë i arritëm në këto 23 vite”, thuhet n komunikatën e BDI-së.

The post BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë për Zbulim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy