BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut.

Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike.

“Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.

Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e OBRM-PDUKM-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për të ngritur zërin kundër këtij diskriminimi të hapur, duke u bërë pjesë e heshtur e margjinalizimit të shqiptarëve.

Ndërkohë, pjesa maqedonase e shoqërisë vazhdon të heshtë për këtë padrejtësi, duke i injoruar shqetësimet e shqiptarëve dhe duke mos e kuptuar se diskriminimi i një populli nuk është thjesht një problem etnik, por një krizë e shtetit në përgjithësi.

Kjo heshtje e vazhdueshme vetëm sa thellon ndarjet dhe krijon tensione që dëmtojnë të ardhmen e bashkëjetesës në vend”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

BDI, shtojnë nga atje, i bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë shqetësimet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve ./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post BDI: Shqiptarët të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri appeared first on Telegrafi.