BDI: Shihet kush është pro Evropës e kush është kundër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka dënuar ashpër dhunën anti-europiane në rrugët e Shkupit të nxitur dhe realizuar nga elementet proruse në vendin tonë që janë kundër BE-së, NATO-s, fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

“Zhvillimet e fundit në vend pas propozimit të Këshillit të BE-së për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut zbardhen ndasitë në shoqëri midis forcave progressive në përkrahje të Bashkimit Evropian dhe forcave regresive kundër BE-së.

Forcat regresive në vend që janë në përkrahje të protestave të dhunshme po tentojnë të pengojnë procesin evropian që tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut është duke e finalizuar.

Ndryshe nga ato regresive, forcat progresive në vend që sollën Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, anëtarësimin e vendit në NATO dhe autoqefalinë po përmbyllin me sukses edhe çështjen me Republikën e Bullgarisë për të siguruar perspektivën evropiane të vendit tonë”, thonë nga BDI.

Advertisement

Nga atje shtojnë se Bashkimi Evropian, Uashingtoni, Londra, Parisi, Roma, Berlini, Brukseli dhe të gjithë miqtë e vendit tonë mbështesin këtë propozim.

The post BDI: Shihet kush është pro Evropës e kush është kundër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy