Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të mbështesin propozimet për ministra në qeverinë teknike që do të jenë nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ky vendim i BDI-së vjen pasi kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski paraprakisht theksoi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për kryeministër teknik dhe në interes të një atmosfere të mirë dhe procesit demokratik partia do të përmbahet nga votimi. .

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në një deklaratë për media tha se pozitat që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa OBRM-PDUKM ta votojë atë qeveri./Telegrafi/

The post BDI replikon, nuk do të votojë për ministrat e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";