Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese thonë se kjo Qeveri është e dështuar ku shqiptarët janë të përjashtuar dhe kemi një shtet pa drejtim.

Sipas BDI-së ata janë garantuesi i barazisë dhe shpresës për të ardhmen.

Reagimi i plotë:

“Në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët.

Institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta, duke injoruar hallet e qytetarëve.

Mungesa e projekteve zhvillimore dhe stagnimi në integrimet evropiane janë tregues të qartë të një qeverie të paaftë, e cila i ka tradhtuar qytetarët, veçanërisht ata shqiptarë, që sot ndihen të përjashtuar dhe të nëpërkëmbur.

BDI ka qenë dhe mbetet forca e vetme politike që ka garantuar përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e projekteve madhore për vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot, më shumë se kurrë, është koha për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje të dështuar dhe për t’u kthyer te stabiliteti, drejtësia dhe barazia.

BDI është dhe do të jetë zëri i qytetarëve, mbrojtësi i interesave të tyre dhe garancia e një të ardhmeje më të mirë për Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si gjithmonë, ne do të jemi në krah të qytetarëve, duke punuar për një shtet të barabartë dhe të drejtë për të gjithë”, thonë nga BDI.

The post BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";