BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur, thonë nga BDI-ja, duke pohuar se Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas BDI-së, ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore. Pavarësisht faktit që procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit ishte përfunduar, udhëheqësia aktuale ka vendosur të ndërpresë procedurën.

BDI

Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin elektronik të prokurimeve publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin e kësaj qeverie ndaj zbatimit të ligjit. Ndërprerja e dhunshme dhe joinstitucionale e tabelave në kufi me Kosovën dhe rikthimi i tabelave të vjetra është një tjetër tregues i paaftësisë së kësaj qeverie për të zbatuar standardet institucionale dhe ligjore.

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim alarmon se këto dështime, sic thonë, vijnë si rezultat i mungesës së legjitimitetit zgjedhor të kësaj qeverie, paaftësisë së qartë të saj për të menaxhuar procese kyçe dhe varësisë së saj nga ndikimet politike të VMRO-së.

BDI shpreh keqardhje, sic thonë në reagim, që pas më shumë se 100 ditë qeverisjeje, kjo udhëheqësi monoetnike ende përpiqet t’ia hedhë fajin të tjerëve për dështimet e saj të vazhdueshme. Këto veprime jo vetëm që minojnë institucionet e shtetit, por përbëjnë edhe një akt të qartë diskriminimi ndaj shqiptarëve – thuhet në reagimin e integristëve.

The post BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy