Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj trajtimit institucional ndaj tragjedisë së Koçanit, me ç’rast u privuan nga liria me dhjetëra persona.

Nga BDI thonë se pronari i diskotekës ku ndodhi fatkeqësia u arrestua me pranga, teksa ish-ministri Kreshnik Bekteshiu arrestua me pranga dhe me prezencë të mediave.

Nga opozitarja BDI këtë veprim e quajnë manipulim, teksa shtojnë se nuk do të heshtin.

Reagimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.
Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.
Ky është një turp institucional.
Ky është manipulim i pastër.
Kjo është përdhosje e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi!

The post BDI: Pronari i diskotekës së Koçanit merret nga policia pa pranga, teksa Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike appeared first on Telegrafi.