BDI për tragjedinë në Koçan: Përgjegjësia nuk shmanget, ajo merret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje, si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

“Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit me qindra viktima, ministri Peshev dha dorëheqje.

Kur u fundos një anije me turistë bullgarë, ministri Janakieski bëri të njëjtën gjë – edhe pse dorëheqja nuk u pranua.

Pas tragjedisë me spitalin modular në Tetovë, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dhanë dorëheqje – edhe pse të papranuara, ato ishin një akt përgjegjësie morale.

Advertisement

Edhe kur drejtësia u përkul nën presion politik në rastin e vogëlushit Almir, ministri i Drejtësisë Bilen Salihu dha dorëheqje, si një akt i sinqertë përballë padrejtësisë.

Por sot, pas një tragjedie në të cilën humbën jetën mbi 60 të rinj – tragjedi që duhej të parandalohej drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme – as ministri, as drejtori i Byrosë për Siguri Publike nuk kanë dhënë dorëheqje. Përkundrazi, me arrogancë mbulojnë dështimin e tyre.

E njëjta figurë që duhej të parandalonte, sot e udhëheq “hetimin”, akuzon të tjerët dhe përmes presioneve politike mbi prokurorinë përpiqet të bëjë pazare për të shpëtuar veten”, thonë nga BDI.

Kjo, shtojnë nga BDI, nuk është vetëm rënie morale e një funksionari, ky është fytyra e vërtetë e një pushteti që nuk e njeh kuptimin e përgjegjësisë./Telegrafi/

Advertisement

 

The post BDI për tragjedinë në Koçan: Përgjegjësia nuk shmanget, ajo merret appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy