Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me propozim-ligjin e ri për lojërat e fatit. Nga kjo parti presin që propozim-ligji që është miratuar në Qeveri, të gjithë deputetët ta mbështesin menjëherë.

Nga BDI gjithashtu thonë se ata anë të përcaktuar të demonopolizojmë çdo industri, në veçanti monopolet kriminele të bashkëjetesës së politikës me krimin dhe të kamufluar.

“Kujt i pengon dhe po e bllokon për dy vite ligjin për lojëra për të fatit me të cilin:

– largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat
– Mbron dhe ndalon të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit.
– Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat. Kush po e mbron monopolin 15 vjeçar dhënë një kompanie bulgaro-serbo-maqedonase për organizim e lojërave të fatit, fitimi i “raportuar” i së cilës është mesatarisht 15 milionë euro në vit?”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kush nga opozita shqiptare lobonte për plotësim të ligjit me amendament në favor të kazinove? Asnjë fushatë e sponsorizuar me para të pista nga monopoli që mban peng penguesit nuk do të na ndalojë nga përcaktimi ynë për t’i larguar lojërat e fatit nga fëmijët tanë, për ta demonopoliziar dhe liberalizuar tregun dhe për t’i rritur të ardhurat në buxhet!”, thonë nga BDI./Telegrafi/

The post BDI për projekt-ligjin e ri për lojërat e fatit: Kujt i pengon që bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg shkollave? appeared first on Telegrafi.