BDI për Ligjin për lojërat e fatit: Largimi i kazinove dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë e jona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BDI për Ligjin për lojërat e fatit: Largimi i kazinove dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë e jona

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është deklaruar në lidhje me miratimin e propozim-ligjit për lojërat e fatit. Nga BDI thonë se me shqetësim kanë ndjekur gjithë debatin dhe fushatën për Ligjit për lojëra të fatit.

Prej atje theksojnë se “fushata obstrukcioniste, bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk kaloi”.

“Ligji për largimin e kazinove dhe bastoreve parasheh: Largimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra nga institucionet arsimore; Mbron dhe ndalon të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit; Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat”.

Advertisement
Lexo po ashtu
Miratohet Ligji për lojërat e fatit, kazinotë dhe bastoret duhet të jenë 500 metra larg shkollave

“Largimi i kazinove dhe bastoreve si dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë dhe program i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe Qeverisë i miratuar në Kuvend. Bashkimi Demokratik për Integrim është përcaktuar të vijojë demonopolizimin e çdo industrie dhe të veprojë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Advertisement

The post BDI për Ligjin për lojërat e fatit: Largimi i kazinove dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë e jona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy