Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thekson se “OBRM-PDUKM-ja e ka detyruar VLEN-in ta përkrahë ligjin për “branitellat” në Kuvend”.

Nga BDI thonë se “i gjithë opinioni publik ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të OBRM-PDUKM-së, me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend”.

“Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga OBRM-PDUKM, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella”.

“Ky veprim flet që Vlen janë peng të OBRM-PDUKM dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan për më pak se 100 ditë”, thonë nga BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BDI: OBRM-PDUKM e detyroi VLEN-in ta përkrahë Ligjin për “branitellat” në Kuvend appeared first on Telegrafi.