BDI nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të partive opozitare, që të mos marrin pjesë në ngjarjen për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Nga BDI thonë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit që nga nënshkrimi e deri më sot për 20 vite me rradhë ka pasqyruar gjendjen reale dhe faktike të shtetit dhe të qytetarëve për një bashkëjetesë me të gjitha bashkësitë etnike në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se shënimi i këtij 20 vjetori të Marrëveshjes së Ohrit si bazë e funksionimit të shtetit, duhet të na gjejë të bashkuar e jo të ndarë, derisa politikat ditore të OBRM-PDUKM-së për këtë 20 vjetor nuk duhet të ndikojnë në ndarje dhe përçarje të qytetarëve, por përkundrazi”.

“OBRM-PDUKM nuk duhet të harrojë se janë pjesë e përpilimit dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe nënshkrimi i tyre figuron aty. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe ikja nga
përgjegjësia dhe mospjesëmarja në manifestimin jubilar është thjeshtë dyfytyrësi politike dhe me këtë OBRM-PDUKM dëshmon se janë parti që ende punon në politika me linjë një etnike. OBRM-PDUKM dhe kreu i saj Hristijan Mickoski, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe mos harrojnë që Maqedonia e Veriut është shtet anëtarë i NATO-s dhe nuk duhet devijuar nga politikat eurointegruese”, thonë nga BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BDI: OBRM-PDUKM dhe ASH – AAA janë kundër Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Telegrafi.