BDI ka kritikuar Izet Mexhitin në lidhje me deklaratat e tij për atë se si do të veprojë Arben Taravari. Nga BDI thonë se deklaratat e Izet Mexhitit janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.

“Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”. Kjo nuk është një lapsus. Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit”.

“Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski. Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë. Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni”.

“Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë. Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional. Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual. Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur. Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme”, thonë nga BDI.

The post BDI: Mexhiti publikisht e pranoi se Qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e gjykatave dhe Prokurorisë appeared first on Telegrafi.