BDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën kanë diskutuar për negociatat për Qeverinë e re.

Pas përfundimit të mbledhjes, Arbër Ademi tha se sot kanë konstatuar tre pika.

“Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani. U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”.

“Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu theksoi se si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00./Telegrafi/

 

The post BDI mbajti mbledhje në Tetovë, Ademi: Fronti Evropian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë e re appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";